Ballina Artikuj Akademiku që përktheu Kur’anin e parë në gjuhën shqipe, është asambleist në...

Akademiku që përktheu Kur’anin e parë në gjuhën shqipe, është asambleist në Komunën e Prishtinës

Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajete të Kuranit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri që është botuar në veprën e tij “Mesime”. Por, përkthimi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe njihet ai i akademikut kosovar Feti Mehdiu, në vitin 1984.

Feti Mehdi, aktualisht është asamblistë në Kuvendin e Prishtinës, nga radhët e Partisë së Drejtësisë dhe njihet për qasjen liberale të tije ndajë ekzekutivit komunal.

Ky përkthim është botuar në vitin 1985 nga Bashkësia Islame e Kosovës me titullin “Kur’an-i”, i cili ka 878 faqe.

Viti 2015 ka shënuar shënon një jubile të rëndësishëm sa për akademik Feti Mehdiun, po aq edhe për kulturën islame shqiptare. Në qershor të vitit të klauar u bënë plot 30 vjet prej se lexuesi shqiptar ka në duar përkthimin në tërësi të Kur`anit në gjuhën shqipe, të përkthyer nga F Mehdiu, transmeton lajmi.net.

Akademik Mehdiu ka lind në vitin 1944, në Zajaz të Kërçovës, Maqedoni.

Është orientalisti i vetëm i gjallë shqiptar që lidh tri shkolla të orientalistikës europiane: Vjenë – Beograd – Prishtinë; student i profesor Fehim Bajraktareviqit – themelues i orientalistikës jugosllave në vitin 1926 dhe bashkëpunëtor i parë i themeluesit të Orientalistikës Shqiptare – prof. Hasan Kaleshit, me të cilin filloi veprimtarinë Katedra e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës në vitin shkollor 1973/74.
Kurani

Në vitin 2009, ka dal në pension pasi ndërtoi orientalistikën shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

.Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajete të Kuranit janë bërë nga intelektuali dhe poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri në librin e tij me titull “Thelb’ i Kur’anit”, që është botuar në veprën e tij “Mesime” në vitin 1894, në Bukuresht.

Përkthyes i disa pjesëve të Kuranit në gjuhën shqipe më 1921 është edhe Ilo M. Qafëzezi, i cili merr për bazë përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze të autorit Georg Sale.

Më vonë bëhen përkthime të pjesshme të Kuranit nga H. Ali Korça. Në kompletin e botuar nga shtëpia botuese Logos-A janë mbledhur në një libër përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe.

Disa pjesë të Kuranit në gjuhën shqipe janë përkthyer edhe nga H. Abdulla Zemblaku, Ferit Vokopola etj.

Exit mobile version