PARIS (AA) – Akademiku dhe analisti politik francez, Philippe Moreau Defarges, ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të një deklarate për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë që merrte pjesë në një program në BFM Business TV, raporton Anadolu Agency (AA).
Philippe Moreau Defarges ishte pjesë e programit “7 ditë në Botë” i zhvilluar në televizionin e lajmeve me profil ekonominë, BFM Business. Specialisti i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Francës ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) nuk do të jetë i mundur dhe se edhe nëse pranohet nga BE-ja, rikujtoi se ky vendim duhet të miratohet nga 27 vende të këtij unioni.
Ndërsa lidhur me referendumin popullor të mbajtur në Turqi, Defarges ka pretenduar se janë mbyllur rrugët ligjore për ankimimin dhe ka pretenduar gjithashtu se ankimimet do të jenë pa rezultat. “Ajo që mbetet është ose luftë e brendshme ose edhe pse është e vështirë të thuhet, vrasja e tij (Erdoğanit)”, ka thënë ai.
Ndërsa pas kritikës së drejtuesit të emisionit i cili ka pohuar se “nuk mund të legjitimojë një vrasje”, Defarges, ka thënë se kjo gjë është diçka e diskutueshme dhe prej shumë kohësh dhe madje edhe në fetë e mëdha.
Pas programit shumë qytetarë kanë kritikuar televizionin BFM Business, duke thënë se ky televizion ka bërë thirrje për vrasje.
Ndërsa shumë qytetarë turq që jetojnë në Francë kanë thënë se një deklaratë e tillë kundër Presidentit të Turqisë, Erdoğan, është e papranueshme dhe duke publikuar mesazhe të shkurtra në rrjetet sociale, i kanë bërë thirrje Këshillit të Lartë të Auditit të Mediave të Francës të dënojë këtë televizion për deklaratat.
Qytetarët kanë rikujtuar se në vend ekziston gjendja e jashtëzakonshme. Ata kanë dënuar deklaratën dhe kanë theksuar se do të ngrenë padi kundër Defarges-it.
Qytetarët kanë bërë thirrje gjithashtu institutit dhe televizionit ku Defarges punon, që të kërkojë falje në lidhje me deklaratat e tij.