Akademikët nga universitetet që veprojnë në Belgjikë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për t’i bërë bojkot arsimor Izraelit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e publikuar në llogarinë e rrjeteve sociale të Universitetit Anvers, 15 akademikë nga institucione të ndryshme arsimore në Belgjikë, duke nënshkruar deklaratën e përbashkët, kërkuan që të gjitha universitetet në vend të ndërpresin marrëveshjet me Izraelin.
“Universitetet e Belgjikës të ndalojnë të fshiheni pas argumenteve të dobëta të pahijshme për një institucion akademik. Të ndalojnë bashkëpunimin e tyre me institucionet izraelite”, tha Gert Van Hecken nga Universiteti i Anvers-it.
“Deri sa të arrihet armëpushim, dëshirojmë që t’i ndërpresin lidhjet. Madje, Izraeli duhet të bëhet një demokraci që nuk ka politika aparteidi. Një demokraci ku të gjithë janë qytetarë të barabartë pa marrë parasysh feja, origjina etnike. Ne dëshirojmë të ushtrojmë një presion paqësor”, shtoi ai më tej.
Në deklaratën e përbashkët gjithashtu theksohet mbështetja për protestat në solidaritet me Palestinën që po mbahen për një vit në universitetet e vendit.