Akademik Feti Mehdiu promovon librin e ri në EBA

Më 9 nëntor, u promovua libri i akademik Feti Mehdiut, “Përkthimet e letërsisë arabe në gjuhën shqipe”, në Panairin 41-të ndërkombëtartë librit që u mbajt në Sharika të Emirateve të Bashkuara Arabe nga data 2 deri me 13 nëntor, duke pritur dashamirët e librit nga e tërë bota.

Të interesuarit si shkrimtarë, gazetarë e lexues me oreksin personal për t`u pajisë me dije, patën rastin që për 10-15 minuta t`i afrohen autorit Mehdiu dhe të marrin një libër me nënshkrim të autorit, që u kishte siguruar botuesi jordanez ALAN.

“Ishte moment i veçantë dhe interesant kur disa prej tyre kërkonin edhe ndonjë sqarim plotësues për gjuhën shqipe dhe për shqiptarët, madje edhe për rrethanat aktuale”, u shpreh akademik Mehdiu për tëvë1.

Në këtë Panair, njëri nga tre panairet me të mëdha në Lindjen e Mesme, me mbi 2000 botues prezantuan botimet e tyre kryesisht nga Azia dhe Afrika. Botuesit nga Kina deri në Marok u afruan miqve të librit botimet me të reja.

Panairi u mbyll më 13 nëntor, 2022 dhe me atë rast gazetarë të botës arabe zhvilluan biseda të rastit me autorin Feti Mehdiu, të cilat u publikuan me 10, 12 dhe 15 nëntor në gazetat e tyre të përditshme, sikur ajo në AL-RA`I – të Ammanit.