Ballina Artikuj Ajshe Al-Kurtubia, poete, kaligrafe, luaneshë…

Ajshe Al-Kurtubia, poete, kaligrafe, luaneshë…

Aïcha Al-Qourtoubiya nuk dihet kur ka lindë, ndërsa vdekja asaj duket t’i ketë ardhur rreth vitit 1010.
Ajo njihet si poete, grua e letrave e kaligrafe në Al-Andalu.
Ka qenë pjesë e mbretërimit musliman të Kordovës që në shumë fusha ka iluminuar Evropën e asaj epoke.
Ajshe Al-Kurtubija jetoi në kohën e artë të Al-Andaluzisë. Lindi në shekullin X, sipas të gjitha gjasave në gjirin e kalifatit omejad të Kordovës. Ai qytet asokohe njohu kulmin e zhvillimit të tij. Ishte ndër qytetet me të populluara të Perëndimit, qendër e vërtetë kulturore e intelektuale.
Qyteti i Kordovës asokohe kishte më shumë se 900 banjo publike si dhe 600 xhami.
Shihet se Ajsheja vinte nga një familje e ngritur dhe e shkolluar. Dihet pak për jetën e saj, ndërkaq shihet se ishte një femër e kultivuar dhe e dashuruar në letërsinë e bukur. Poezitë e saj aq të guximshme, në pjesën më të madhe të shkruara në gjuhën arabe, shpesh kanë qenë të lexuara e recituara në Oborrin Mbretëror.
AJSHE Al-KURTUBIA ka shkëlqyer si një fjalimtare dhe kaligrafe. Bukuria e shkrimeve të saj është gjerësisht e njohur.
Ajo me dorën e saj ka realizuar shumë kopje të Kuranit si dhe të disa librave të tjerë.
Inteligjente, e kultivuar dhe e interesuar për shkencën, ajo koleksiononte libra për bibliotekën e saj.
Kishte vendosur të mos martohej. I kishte refuzuar të gjithë ata që do ta donin për grua. Me atë mendje e me atë bindje asaj, në fillim të luftës civile në Andaluzi, i kishte ardhur vdekja.
Një nga poemat e saj të famshme është ajo me titullin « Unë jam një luaneshë ». Aty ajo ka një refuzim e një përgjigje të mprehtë e sarkastike për njërin nga shumë pretendentët merakli, të cilin ajo e kishte refuzuar.
Ajshja aty, atij e të tjerëve, përmes vargut poetik u kishte thënë se ajo ishte një luaneshë:
UNË JAM NJË LUANESHË
që nuk do t’i lejoj kurrë trupit tim
që ai të bëhet vend mbështetjeje për cilindo.
Po edhe nëse do t’i lejoja,
unë assesi këtë s’do t’ia lejoj një qeni –
dhe kurrëqysh! as luanëve që i kisha kthyer mbrapa !

Nga: Salih Kabashi

Exit mobile version