Nëse i afrohet ishullit të Gjeorgjisë Jugore mund të shkaktojë probleme me ekosistemin
Një zhvillim i pazakontë në Antarktidë ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve.
Ata kanë vënë re se ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë se 30 vitesh ku qëndroi statik në fund të oqeanit. I pagëzuar me emrin A23a, ky ajsberg u nda nga vija bregdetare e Antarktidës në vitin 1986, por ndaloi më pas në Detin Ëeddell.
Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror, ajsbergu është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës.
A23a është një ajsberg dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që u ka bërë përshtypje shkencëtarëve. Ka një trashësi 400 metra dhe një gjatësi sa një prej rrokaqiejve më të lartë të Evropës, saktësisht 310 metra.
Aktualisht, ajsbergu është zhvendosur me një shpejtësi të madhe gjatë muajve të fundit, i nxitur nga erërat dhe rrymat, dhe tani po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik.
Shkencëtarët po monitorojnë me kujdes lëvizjet e ajsbergut i cili nëse do të shkojë drejt Gjeorgjisë Jugore mund të shkaktojë probleme për miliona foka, pinguinë dhe zogj të tjerë deti që shumohen në ishull.