Arlind Ajeti, mbrojtësi shqiptar, ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Torinos, pavarësisht se nuk ka pasur minutazh në ekipin e parë.
Trajneri Sinisa Mihajloviq raportohet se i ka premtuar 23-vjeçarit më shumë hapësirë në pjesën e dytë të sezonit, dhe kjo është pranuar nga futbollisti, sipas “Tuttosport”.
Kohët e fundit Ajeti është përfolur për një largim të mundshëm nga Torino pasi disa skuadra të njohura janë interesuara për shërbimet e tij ndërsa Torino nga krahu tjetër e ka konsideruar lojtarin si të pashitshëm