Lëvizja Vetëvendosje po bën prezantimin e kandidatit për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatëve për deputetë.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendoje për deputet, Shpend Ahmeti ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe i takon një grupi që refuzojnë të nënshtrohen.
“Sot jam krenar që i takojë një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Për këto vite ndoshta edhe kemi humbur, ndoshta edhe kemi humbur një mundësi. E kemi ngritur zërin në shumë çështje. Ne para disa ditësh e zyrtarizuam, dhe sot edhe po e prezantojmë kryeministrin e ardhshëm për Kosovën, Albin Kurtin. Në këtë betejë jemi të gjithë ne”, ka thënë ai gjatë konferencës së sotme.
Ahmeti ka lavdëruar qeverisjen e tij në Prishtinë, duke thënë se për Kosovën do të bëjnë dhjetëfish më shumë.
“Atë që e kemi bë në Prishtinë do ta bëjmë dhjetëfish më shumë në Kosovë me në krye të Qeverisë Albin Kurtin. Do ta luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar. Me Vetëvendosjen në pushtet hajnat do t’i dërgojmë në burg”, ka thënë Ahmeti.