Ballina Lajmet Kosovë Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

Kryetari i komunës së Prishtinës, si dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, Shpend Ahmeti ka falënderuar të aktivistët e kësaj partie si dhe në veçanti prishtinasit.

Sipas tij, Prishtinasit janë ata që para 4 viteve i prinë ndryshimeve, dhe ata që e mbështetën VV-në në çdo betejë, përfshirë.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Sot Kosova zgjohet me shpresë!
Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.
Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën.
Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV.
Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.
Vetëm me dashni për vendin ka përparim.

Exit mobile version