Ahmeti pas certifikimit: Urime Lëvizjes, tani na pret punë edhe më e madhe

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet finale për .. komunat e Kosovës.

Me këtë rast është bërë edhe certifikimin për komunën e Prishtinës, ku udhëheqës edhe për një mandat të dytë do të jetë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Ahmeti me këtë rast ka zgjedhur të urojë edhe dy fituesit e kësaj Lëvizje në Prizren dhe Kamenicë.

Ahmeti ka shtuar se tash ka edhe më shumë punë për t’u bërë.

Ky është postimi i plotë:

Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Levizjes! Falemnderit qytetarëve dhe falemnderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve. Tani na pret punë edhe më e madhe.

Bashkë drejt punëve e fitoreve të reja!