Ahmeti: Nuk i gëzohem fitores së BDI-së, sepse shqiptarët humbën mandate

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një pres konferencë ku shpalosi vlersimet e veta për zgjedhjet që u mbajtën sot deklaroi se është i zhgënjyer që shqiptarët kanë humbur së paku 9 mandate në Parlament.

Ai tha se BDI prap është fituese e zgjedhjeve por kësaj fitore nuk i gëzohet sepse shqiptarët dolën humbës në mandate. Ahmeti shpalosi që BDI në këto zgjedhje ka fituar 11 mandate. Ai gjithashtu falemnderoi gjithë aktivistët e BDI-së që bënë çmos në këtë kampanjë zgjedhore.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të kreut të BDI-së:

“Të nderuar qytetar shqiptarë të Maqedonisë.Në radh të parë dua që të bëjë një vlersim mbi organizimin e këtyre zgjedhjeve që duhet ti gëzoni faktit që këto zgjedhje janë zhvilluar pa ekcese dhe pa probleme. Kjo nënkupton se vendi jonë shënon një progres dhe tregon pjekuri për të organizuar zgjedhje të lira.

BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vet, tek shqiptarët dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos coptohen dhe partizohen nëpër parti të vogla, sepse do të jenë humbës.Gjithmonë i kemi thirrë partitë e vogla të bëhen bashkë, ta fitojnë BDI-në, por të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them që shqiptarët kanë humbur mandate.

BDI ka fituar zgjedhjet por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në rradhë të parë. Nuk më gëzon fitorja e BDI-së. BDI nuk ndryshon asnjëher kursin e vet por fort do të punojmë që kursi ynë të materializohet, kursi euroatlantik. Ne vendin e kemi në NATO dhe BE. Sigurisht edhe më tutje ne do të jemi gardian të fortë të MO-së. Do punojmë për marrëdhëniet e mira ndëretnike.

Do punojmë të rriten vlerat në arsim dhe shëndetësi. Prandaj BDI për asnjë moment nuk e humb orientimin dhe nuk dot bëj asnjë qasje nga doktrina kombëtare që ka paraqitur përpara shqiptarëve. BDI sigurisht do të jetë faktorë vendimtar se kush do të marr përgjegjësin në të adhmën për të drejtuar proceset. I falemnderoj gjithë aktivistët nga BDI”, ka deklaruar Ali Ahmeti, kryetarë i BDI-së.