Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka sygjeruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që të mbledhin ekspertët shëndetësor për ta vlerësuar trajtimin me transfuzion të gjakut (plasma) nga ata që e kanë kaluar në ata që janë gjendje të rëndë, me shpresën se antitrupat e gatshëm nga personi me imunitet do ta luftojnë virusin tek personi që e ka virusin tani.
Ahmeti thotë që vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 143 spitale po marrin pjesë në provën e transfuzionit të Plasmes, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Testet e para serologjike në Prishtinë tregojne se tek pacientët që kanë qenë të infektuar me Covid19 ka antitrupa që e luftojnë virusin. Disa prej tyre me nivele të larta të antitrupave.
Në mungesë të trajtimeve farmaceutike, shtetet po provojnë trajtimin me transfuzion të gjakut (plasma) nga ata që e kanë kaluar në ata që janë gjendje të rëndë. Kjo me shpresën se antitrupat e gatshëm nga personi me imunitet do ta luftojnë virusin tek personi që e ka virusin tani.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 143 spitale po marrin pjesë në provën e transfuzionit të
Plasmes. 115 mijë njerëz kanë ofruar gjak ndërsa deri tani janë mbledhur mbi 15 mijë njësi të plasmes nga njerëz që kanë pas virusin dhe kanë imunitet. Hiq më larg se në Maqedoni është duke u provuar ky trajtim, natyrisht deri në gjetjen e trajtimeve tjeta, vakcinë apo zgjidhje farmaceutike.
Sipas IKSHPK kemi mijëra të shëruar. Testet serologjike tregojne imunitet. Sygjeroj Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK të mbledhin ekspertët shëndetësor për ta vlerësuar këtë metodologji dhe të kërkoj edhe ndihmen e OBSH.
Me shpresën që edhe vetëm një jetë mund të shpëtohet.