Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur konferencë për gazetarë ku a njoftuar për fitoren e partisë së tij në Tetovë, Strugë, Dibër, Saraj, Dibër, Likovë, Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë.
“I falënderoj të gjithë ata që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore. I falënderoj të gjithë që punuan për këtë fitore. Sigurisht që ka momente që ndonjë betejë edhe mund të humbet, por një betejë e humbur nuk do të thotë që humbë e tërë lufta. Në Gostivar jemi në pritje të rezultateve finale, megjithatë ne jemi të përgatitur, jemi të mëdhenj sa që edhe një betejtë të vogël me e humbë e shndërrojmë në fitore e kjo vlen për Vrapçishtë, Zhelinë e Bogovinë. Ata që kanë fituar ndonjë nga komunat ne do t’i ndihmojmë, sepse janë komuna të të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar Ahmeti. /SHENJA/