nji dite lufta ka me u kry
po Dashni s’ka me pase n’sy.
po 50.000 Shpirta
Aty s’jane ma.
n’agshol dimni kane me u mledhun rrenacaket
fjalet e t’cileve, s’i troshisin as trumcaket. kane me diftue se lufta bahet edhe me u kry, dhe se gazanet s’kane me nejte ma nden dry.
atij muzgu kur t’shkarraviten marreveshjet; n’kajde besatimi me u sos perleshjet; kane me ba Drite veç Shpirtat e merguem n’ata qjellnat e Premtuem!
dro kryhet lufta por s’harrohet gazepi,
trupa t’djegun hala pa u perkund n’djepi;
dro neser lufta edhe “shkymet”
po gjenocidi kurre nuk krymet.
Fjolla Spanca