Sportistet aktiv, e sidomos ata qe merren profesionalisht me sport, e dijne rendesine e stretchingut apo zgjatjes se muskujve, qe behet ne fillim, e sidomos ne fund te stervitjeve.
Ky stretching (ne gjuhen e sportisteve), ndihmon ne: rikuperim, relaksim, normalizim te tensionit, largim te mbetjeve metabolike nga muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, bene uljen e stresit dhe ankthit, përmirëson fleksibilitetin duke zvogeluar rrezikun e lëndimit, gjë që përshpejton procesin e rikuperimit, si dhe ofron një ndjenjë relaksi dhe mirëqenieje.
Prandaj, stervitjet e sportisteve sot jane te paimagjinueshme pa kete zgjatje ne fund te nje stervitjeje.
Gjithashtu edhe agjerimi i gjashte diteve te muajit Sheval, apo percjellja e Ramazanit, perpos dobive shpirterore, (e ku superpremia eshte se, agjeruesi qe ka agjeruar Ramazanin dhe 6 dite te muajit pasues Sheval, i llogaritet dhe ka dobine sikur ai te ket agjeruar tere vitin), ky agjerim sjelle edhe dobi shendetesore.
Keshtu qe, ne qoftese terhjekim paralele ne aspektin fizik, padyshim se agjerimi i 6 diteve te muajit sheval, paraqet njefar “stretchingu” qe ndihmon organizmin ne kalimin gradual, nga gjendja e vetpermbajtjes, ekuilibrit psiko-fizik, balancimit te kalorive, detoksifimit te organizmit, (qe ndodhe gjate 30 diteve ne muajin e ramazanit), ne fazen çrregullimit , disbalancit dhe mosekuilibrit, e qe fatkeqesisht ia shkaktojme organizmit tone gjate 11 muajve te tjere.
Xhuma te begate, dhe paqe per te gjithë, duke filluar nga Gaza.
Mr.sci. Saad Riza Gashi







