Ballina Jeta Shëndetësi AGJËRIMI, ILAÇ KUNDËR SULMIT NË ZEMËR DHE NË TRU

AGJËRIMI, ILAÇ KUNDËR SULMIT NË ZEMËR DHE NË TRU

Mesatarja e kohëzgjatjes së agjërimit nuk kalon më shumë se 14 orë, kohë ideale për një gjendje stabile të organizmit e cila mbahet si rezultat i mekanizmave të koordinuar fiziologjik. Gjatë hulumtimit shkencor, thuajse të gjitha rezultatet biokimike te personat agjërueshem rezultuan brenda vlerave normale.
Gjatë agjërimit, shtohen nivelet e magnezit (Mg) në serum të gjakut, kur dihet se magnezi ka efekt kardiovaskular mbrojtës, ai përdorët edhe si preparat në parandalimin dhe trajtimin e sulmeve të zemrës. Ai po ashtu ka vetitë anti-trombocitike dhe parandalon zgjatjen e mpiksjes së gjakut.
Preventivë kundër infarktit kardiak dhe cerebral:
Magnezi është një stabilizues aktiv i cili vepron në fluksin e natriumit / kaliumit / kalciumit në nivelin e membranave qelizore. Prandaj, ai parandalon çrregullimet (dis-ritmitë) kardiake dhe cerebrale.
Agjërimi, nëpërmjet efekteve të dobishme të magnezit, parandalon formimin e ateromave dhe shpërndan pllakat ateromatoze (pllakat yndyrore në enët e gjakut) të cilat janë përgjegjëse për sulmet në zemër dhe në tru. Prandaj, agjërimit është proces aktive në rigjenerimin e organizmit që nga niveli bazal i metabolizmit.
Po ashtu, rritja natyrshëm e nivelit të magnezit, shton aktivitetin fibrinolitik të gjakut, proces i cili ndikon në parandalimin dhe shpërbërjen e koagulimit eventual në enët e gjakut.
Agjërimi i muajit Ramazan vë në praktikë aforizmin “mendja e shëndoshë në trup të shëndetshëm”. Gjatë agjërimit, përveç tjerash, shtohet edhe sekretimi i hormonit të rritjes (GH) nga gjëndra e hipofizës. Ky është një hormon anabolik përgjegjës për sintezën e proteinave dhe kolagjenit, i cili ndikon në ekuilibër pozitiv të nitrogjenit në gjak. Ky hormon gjithashtu stimulon eritropoezen, pra prodhimin e qelizave të gjakut.
Kështu dita-ditës del në pah mrekullia e agjërimit si një recetë hyjnore, sepse vetë Zoti e përshkroi atë në Kur’an, sikur edhe në librat tjerë të shenjtë, të mëhershëm.
Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!
Përgatiti: Rrahman FERIZI

Exit mobile version