Muhammedi a.s ka thënë:” Agjërimi i ditës së Ashurasë, llogaris që Allahu me të t’i fshij mëkatet e vitit paraprak.” (Muslimi).
Ashuraja është dita e 10 Muharremit, e që i bie këtë vit në këtë të marte.
Ez-Zuhrij, kur ishte në udhëtim, e agjëronte ditën e Ashurasë. I thanë: Përse e agjëron Ashuranë, ndërkohë që gjatë udhëtimeve në Ramazan nuk agjëron?
Tha: S’ka dyshim që ditët e lëna në Ramazan, mund të agjërohen më pas, por, dita e Ashurasë humbet.
Ti, mos e humb!
Hoxhë Husamedin Abazi