Agjenti i Neymarit ka konfirmuar se Paris Saint –Germain do të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh që e kërkon Barcelona.
Katalanasit kanë konfirmuar me anë të një komunikate se kanë liruar lojtarin që të mos merr pjesë në stërvitje deri në sqarim të së ardhmes, por për t’u realizuar transferimi, PSG duhet të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurosh që ka hyrë në fuqi më 1 korrik.
Është tash agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro, ai që ka konfirmuar se klubi parisien do të paguaj klauzolën dhe se ai do të prezantohet si lojtar i PSG-së javën e ardhshme.
“PSG do të paguajë klauzolën dhe Neymar do të prezantohet si lojtar i Parisit këtë javë”, u shpreh Ribeiro teksa ishte i shoqëruar nga babai i Neymarit dhe vet lojtari.
Neymar do të udhëtojë ditët në vijim në Paris për të kompletuar transferimin e tij që është rekord botëror.