Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) kanë bërë të ditur se ata janë “shumë të alarmuar” nga raportet për trajtimin e emigrantëve në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media të OKB-së në Gjenevë, zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, tha se është një situatë për të cilën kanë shprehur shqetësim për “mjaft kohë”.
Të dyja organizatat e OKB-së iu referuan raporteve që u shfaqën më 8 nëntor të një grupi të madh emigrantësh dhe refugjatësh më 8 nëntor, mes tyre gra dhe fëmijë, në pjesën bjelloruse të kufirit.
Ata po lëviznin drejt pikës kufitare ndërkombëtare “Bruzgi” me Poloninë dhe dyshohet se ata gjatë natës ishin të vendosur në një kamp të improvizuar pranë kufirit.
“Përfitimi nga dëshpërimi dhe cenueshmëria e emigrantëve dhe refugjatëve, duke u ofruar atyre premtime jo reale dhe mashtruese, është e papranueshme dhe ka pasoja të rënda njerëzore”, thanë IOM dhe UNHCR.
OKB njoftoi se tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusisë u përshkallëzuan pasi rreth 4 mijë emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, u drejtuan drejt kufirit polak dhe u përpoqën të tejkalojnë barrierat.
Rojet kufitare, policia dhe ushtarët polak përdorën gaz lotsjellës kundër emigrantëve që u përpoqën të tejkalojnë gardhet me tela me gjemba.
Grupet e OKB-së kanë kontaktuar të dyja qeveritë dhe po kërkojnë një zgjidhje urgjente, si dhe qasje të menjëhershme dhe të papenguar të grupit.
Ata duan të sigurohen që të ofrohet ndihma humanitare, respektivisht të ketë identifikim dhe mbrojtje të atyre në nevojë dhe që ata që dëshirojnë të aplikojnë për azil të mund ta bëjnë aty ku janë.
Javët e fundit janë regjistruar disa vdekje në zonën kufitare, theksuar agjencitë e OKB-së dhe shtuan se duhet të parandalohen humbjet e mëtejshme të jetëve dhe të sigurohet trajtimi human i emigrantëve dhe refugjatëve.
Bashkimi Evropian (BE) akuzon administratën bjelloruse se “përdor migrimin e parregullt si mjet dhe përpjekje për të de-stabilizuar BE-në”, duke dërguar emigrantë në kufijtë e vendeve të BE-së, përkatësisht Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë. /aa