Agim Agushi, zhongluesi me top në kokë, ka thyer një rekord të ri.
Profesor i matematikës me profesion, Agushi arriti një rekord të ri historik, ku për 25 minuta e 3 sekonda qëndroi mbi veturën Ferrari duke goditur topin me kokë.
Rekordi i ri në një diciplinë të re, u realizua në Auto Sallonin e njohur në Prishtinë “Alberti”.
Kujtojmë se Agim Agushi është në librin e rekordeve “Guinness”.