Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është denoncuar nga Adiministrata Tatimore e Kosovës në Prokurori.
Sipas dokumenteve të sigurara nga Gazeta Blic, dyshohet se Ademi është shmangi taksa në vlerë prej afro 200 mijë euro, teksa poashtu dhuroi tokë për banesa, e deklaroi biznesin të shuar, e më parë qarkulloi para përmes tij.
Me 30 nëntor, ATK e bëri dorëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku janë edhe arsyet e cekura.
Në dokumentet e siguruara nga GazetaBlic, shihet se Ademi dyshohet për keqpërdorim të 189 mijë eurove.