Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afro 500 fëmijë të vrarë që nga shkelja e armëpushimit nga Izraeli

Afro 500 fëmijë të vrarë që nga shkelja e armëpushimit nga Izraeli

Qeveria e Gazës akuzon ushtrinë izraelite për krim gjenocidi kundër fëmijërisë

Zyra e Medias së Qeverisë së Gazës ka akuzuar ushtrinë izraelite për kryerjen e një “krimi shokues gjenocid kundër fëmijërisë” gjatë 20 ditëve të kaluara, duke raportuar se 490 fëmijë janë vrarë në një seri “sulmesh barbare”.

“Po përballemi me një realitet të hidhur ku tërë familje po shuhen, fëmijëria është varrosur nën rrënojat e shtëpive, dhe një histori e re e errët po shkruhet në regjistrin e krimeve që nuk do të harrohet,” thuhet në deklaratë.

“Vetëm numrat mjaftojnë për të konfirmuar ekzistencën e një politike të sistematizuar dhe të qëllimshme për vrasjen e fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite e pushtimit,” shtoi ajo.

Sipas deklaratës, bilanci i përgjithshëm i viktimave nga sulmet ajrore izraelite gjatë këtij periudhe ka arritur në 1,350 të vdekur. /mesazhi

‘Pure brutality’: Wave of Israeli air attacks on Gaza kill dozens
Exit mobile version