Dyzet për qind e fëmijëve ushtarë në rrafshin global janë aktivë në Afrikë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiëabo, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto komente të ministrit erdhën në takimin ministror të Këshillit të Sigurisë dhe Paqes të Unionit Afrikan (KSPUA) në kryeqytetin etiopian, Adis Abeba.
“Diçka duhet të ndërmerret lidhur me këtë”, tha kryesuesi aktual i KSPUA-së Mushikiwabo duke përshkruar përdorimin ushtarak të fëmijëve në kontinentin si një “problem të madh”.
Sipas një dokumenti të paraqitur në takim nga ambasadori Smail Chergue, komisioner për paqen dhe sigurinë i UA-së, vlerësohet se “mbi 50 përqind e popullatës në shumë situata konfliktuoze afrikane ose pas konfliktuoze përbëhet prej fëmijëve më të rinj se 18 vjeç”.
Parimet dhe Udhëzimet e Parisit për Fëmijë që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura ose grupeve të armatosura të vitit 2007 thonë se “… fëmijët që lidhen me konfliktin e armatosur i referohet çdo personi nën moshën 18 vjeç, i cili ka qenë i rekrutuar ose është duke u përdorur nga një forcë e armatosur ose grup të armatosur në çfarëdo cilësie”.