Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afrika e Jugut: Të kërkosh llogari për fëmijët e ma’sakruar nga Iz’raeli...

Afrika e Jugut: Të kërkosh llogari për fëmijët e ma’sakruar nga Iz’raeli nuk është antisemitizëm

Ronald Lamola

Ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola tha se kërkimi i llogarisë për fëmijët e panumërt të vrarë në sulmet izraelite nuk është antisemitizëm, transmeton Anadolu.

Në kryeqytetin ekzekutiv të Republikës së Afrikës së Jugut, Pretoria, u mbajt programi i 47-të i Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. Si pjesë e programit, në monumentin në Zonën e Trashëgimisë së Parkut të Lirisë u vendos një pllakë në kujtim të presidentit të parë të Palestinës, Jaser Arafat.

Gjithashtu në ceremoninë e mbajtur në program, ministrit Lamola iu dorëzua nga qeveria palestineze “Medalja shtetërore e meritës” për kontributet e Afrikës së Jugut për çështjen palestineze.

Në fjalimin e tij në ceremoni, Lamola tha se nuk është e mundur që çdo kritikë ndaj Izraelit të konsiderohet antisemitizëm. “Të pyesësh se kush e merr përsipër përgjegjësinë për trupat e panumërt të fëmijëve të gjetur në rrënojat e shtëpive të shkatërruara dikur nga bombat izraelite nuk është veprim antisemitizmi. Kjo është një thirrje e thellë për ndërgjegjen e njerëzimit, një lutje për drejtësi”, tha ai.

Sipas tij, fjalët e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela se “Afrika e Jugut nuk është e lirë për sa kohë që Palestina nuk çlirohet” përmbledh pikëpamjen e Afrikës së Jugut për çështjen palestineze. “Solidariteti ynë me popullin palestinez nuk filloi vitin e kaluar, ashtu sikurse disa njerëz përpiqen të na bëjnë të besojmë. Nuk ka ndodhur as me udhëzimin e një shteti tjetër”, u shpreh Lamola.

Ai thekson se një zgjidhje e drejtë dhe e barabartë e çështjes palestineze është parakusht për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe i përshkroi si gjenocid sulmet e vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori 2023.

Pasi tërhoqi vëmendjen se 10 vende, përfshirë edhe Türkiyen kanë marrë pjesë në çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Lamola tha:

“Gjykata i gjeti provat e gjenocidit të arsyeshme dhe urdhëroi masa të përkohshme. Shtetet palë kanë përgjegjësinë të mos miratojnë akte të padrejta ndërkombëtarisht si krimi i gjenocidit dhe aparteidi dhe duhet të ndërmarrin veprime për të parandaluar gjenocidin”, tha ai.

Exit mobile version