Mbi 100 persona janë lënduar gjatë një aksidenti hekurudhor në Pretori, selia e Qeverisë së Republikës së Afrikës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave të këtij vendi afrikan, dy trena janë përplasur në stacionin hekurudhor në vendin Rosslyn.
Burimet nga institucionet shëndetësore konfirmuan se gjatë aksidentit janë lënduar mbi 100 persona.
Policia njoftoi se ka filluar hetimet lidhur me aksidentin.