Afrika e Jugut lejon bartjen e shamisë për femrat muslimane në ushtri

Forca Kombëtare Mbrojtëse e Afrikës së Jugut (SANDF) ndryshoi kodin e veshjes ku lejoi bartjen e shamisë nga femrat muslimane që janë në ushtri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria e Afrikës së Jugut ndryshoi kodin e veshjes së ushtrisë pas përpjekjeve 3 vjeçare të majores Fatima Isaacs e cila hapi padi kundër ushtrisë e cila refuzoi ta heq shaminë në ushtri.

Zëdhënësi i ushtrisë, brigadieri Mafi Mgobhozi njoftoi se ushtria ka ndryshuar kodin e veshjes dhe se ka lejuar bartjen e shamisë nga femrat muslimane që janë në ushtri.

Majorja Issacs duke folur për “Cape Times” tha se ky vendim i ushtrisë është fitore jo vetëm për atë por për të gjithë që janë bërë viktimë për shkak të besimit të tyre.

Organizata Joqeveritare Këshilli Gjyqësor Musliman (MJC) përshëndeti vendimin e ushtrisë.

Ushtria e Afrikës së Jugut në janar 2020 hoqi padinë të cilën e kishte hapur në qershor 2018 ndaj Isaacs e cila kishte refuzuar heqjen e shamisë në ushtri.

Isaacs shërben në ushtri më shumë se 10 vite por pasi që vendoste shami nën kapelën e ushtrisë ajo ndëshkohej me dënim disipline.