Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë presion mbi Izraelin për të ndaluar sulmet e tij në Gaza dhe Liban.
“Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe gjithashtu sigurojmë që ndihma humanitare të arrijë te njerëzit”, tha Ramaphosa në një fjalim para mbështetësve në Johanesburg, raporton Aljazeera.
Ai shtoi se në ditët e ardhshme, qeveria e tij do të paraqesë rastin e saj të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në mbështetje të popullit të Palestinës kundër gjenocidit që po kryhet.
“Shokë, ne jemi gjithashtu të shqetësuar për bombardimet që po ndodhin nga Izraeli në vendet e afërta si Libani,” tha Ramaphosa.