Shefi ekzekutiv i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Afganistanit (NUG), Abdullah Abbdullah, ka deklaruar se vendi është kundër qytetarëve të saj që luftojnë në luftëra nëpër vende të huaja.
Deklarata nga Abdullah vjen disa ditë pasi zëvendësshefi ekzekutiv i Afganistanit, Mohamad Mohaqiq, shkaktoi reagime me falenderimet e tij për luftëtarët, përfshirë afganët, të cilët morën pjesë në luftën e Sirisë.
“Falenderoj të gjithë luftëtarët që bashkëpunuan në këto luftëra, qofshin nga Iraku dhe Siria, Afganistani, Pakistani dhe pjesë të tjera të botës, që morën pjesë në luftëra”, tha Mohaqiq në një medium lokal gjatë një takimi javën e kaluar në Teheran. /AA/