Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afganistani së shpejti me qeveri të re

Afganistani së shpejti me qeveri të re

Suhail Shaheen

Talibanët thanë se bisedimet për formimin e qeverisë në Afganistan janë pranë përfundimit, gjersa lëvizja vazhdon të konsolidon kontrollin mbi vendin e shkatërruar nga lufta shumëvjeçare.

Talibanët befasuan botën gjatë fundjavës kur morën kontrollin e kryeqyteti Kabul, ndërsa pushtuan në pak më shumë se një javë 34 krahinat e Afganistanit.
Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, tha se udhëheqësit talibanë janë të përfshirë në diskutime të vrullshme me grupet e tjera rivale dhe të dërguarin amerikan për paqen, Zalmay Khalilzad, në Doha të Katarit, ku gjendet zyra politike e tyre.

“Brenda pak ditësh, natyrisht, do të ketë një transferim të pushtetit”, tha ai për Zërin e Amerikës gjatë një telefonate nga kryeqyteti i Katarit. “Diskutimet dhe bisedimet janë duke u zhvilluar për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse islamike afgane. Së shpejti do të shpallet formimi i qeverisë.”
SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, në përgjithësi, janë zotuar se nuk do të njohin asnjë qeveri të imponuar me forcë në Kabul, nga frika se sundimi taliban do të zgjasë luftën civile dhe do të kërcënojë të drejtat e njeriut në atë vend. /mesazhi

Exit mobile version