Të paktën 14 ushtarë janë vrarë në sulmin e kryer nga militantët talebanë në lindjen e largët të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se talebanët kryen sulm të armatosur mbi stacionin e forcave kufitare në provincën Paktia.
Deklarata thekson se në këtë sulm humbën jetën 14 ushtarë dhe tre të tjerë u plagosën.
Lëvizja talebane nuk ka komentuar mbi sulmin.
Afganistani përsëri është kthyer në arenë të dhunës pasi gjatë Fitër Bajramit në fuqi ishte armëpushimi treditor.