Një ushtar amerikan ka vdekur pas një përleshjeje të armatosur me terroristët në lindje të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga njësitë amerikane në Afganistan thuhet ushtari amerikan kishte shërbyer në kuadër të NATO-s.
Një ushtar tjetër amerikan është plagosur në përleshje, ndërsa gjendja e tij është e mirë, thuhet më tej në njoftim.
Ndërkaq, talebanët përmes një deklarate theksojnë se përleshja ka ndodhur në provincën Kapisa, duke pretenduar se janë vrarë dy ushtarë amerikan.