Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit në Nangarhar, Ataullah Hogyani, tha se reshjet e fuqishme shkaktuan përmbytje në rrethin Kuzkunar në këtë provincë.
Ai tha se nga 16 viktima, 15 ishin fëmijë, ndërsa katër persona janë lënduar.
Hogyani po ashtu njoftoi se shumë shtëpi janë shkatërruar si pasojë e përmbytjeve.