Pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH dhe talebanët në provincën Jowzjan, në veri të Afganistanit kanë rrëmbyer 33 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiaku i qarkut Qush Tepe, Aminullah Amin tha se pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH kanë rrëmbyer 13 civilë të cilët nga Qush Tepe ishin nisur për në Sheberghan për shkak të dyshimit se janë të lidhur me talebanët.
Nga ana tjetër, militantët talebanë në vendin Gardan rrëmbyen 20 civilë të cilët nga Derzaba kanë udhëtuar në Sheberghan nën dyshimin se ndihmojnë pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH.
Amin ka shtuar se nuk dihet se ku janë dërguar civilët e rrëmbyer. Ai tha se civilët e rrëmbyer nga talebanët jetojnën në rajonin nën kontrollin e DEASH-it.
Ende asnjë organizatë nuk ka dalë me ndonjë reagim lidhur me rastin.
Në përleshjet deri tek të cilat erdh dje në qarkun Qush Tepe u vranë 3 militantë talebanë dhe 2 pjesëtarë të DEASH-it.