Një sulm me bombë dhe armë është kryer në një tempull hindu dhe sikh në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme e administratës talebane njoftoi se sulmi me bombë dhe armë është kryer në tempullin hindu dhe sikh në zonën Karte Parwan të Kabulit.
Në deklaratë bëhet e ditur se vazhdon operacioni për neutralizimin e agresorëve që kanë hyrë brenda tempullit.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, sulmi në tempull është kryer gjatë një ceremonie nga anëtarët e fesë hindu dhe sikh.
Talebanët kanë mbyllur për trafikun të gjitha rrugët që çojnë në tempull.
Lidhur me humbje të jetëve nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë ndërkohë që sulmi nuk është marrë përsipër nga askush. /aa