Afganistan – Nënshkruhet marrëveshja paqësore në Kabul

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani dhe lideri i organizatës Hizbi Islam, Gylbeddin Hikmetjar, kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në kryeqytetin e vendit, Kabul.

Bisedimet mes qeverisë dhe Partisë Hizbi Islam nisën dy vite më parë dhe pas përfundimit të tyre në mënyrë të suksesshme sot me anë të një ceremonie është kryer dhe firmosja e kësaj marrëveshjeje nga ana e Hikmetjarit dhe Ganit.

Në ceremoninë e organizuar në rezidencën shtetërore në Kabul merrnin pjesë shumë drejtues dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Pas ndjekjes së një videoje ku shihet qartë firmosja e marrëveshjes nga ana e Hikmetjarit është shfaqur edhe një fjalim i tij ku ka thënë se pas kalimit në praktikë të kësaj marrëveshjeje, në vend do të vijë stabiliteti.

Hikmetjar i ka bërë thirrje edhe talebanëve për paqe. Ai ka theksuar se lufta mes qytetarëve të Afganistanit është në të mirën e të huajve.