Raportohet se Pallati presidencial i Afganistanit u sulmua me raketa sot derisa zyrtarët ishin duke falur namazin e Kurban Bajramit brenda, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën tre raketa ranë pranë pallatit presidencial në kryeqytetin Kabul, njoftoi Tolo News.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani së bashku me zyrtarë të tjerë të qeverisë ishin duke falur namazin e festës muslimane të Kurban Bajramit.
Më tej thuhet se raketat u hodhën nga zona Parwan-e-Se në qarkun verior të 18-të të Kabulit. /aa