Afganistan, 9 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet që kanë përfshirë rajonet Faryab dhe Behl në veri të Afganistanit kanë shkaktuar vdekjen e 9 personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës të guvernatorit në Faryab, Ahmet Cavid Bidar deklaroi se moti i keq në këtë rajon vazhdon për disa ditë.

Sipas tij, në këtë zonë jetën e kanë humbur 8 persona ndërsa 11 të tjerë janë plagosur. Bidar theksoi se janë shkatërruar 1.500 shtëpi dhe 400 punëtori.

Drejtori i zyrës për fatkeqësi natyrore në Behl, Rahmatullah Zahid konfirmoi se në këtë zonë ka humbur jetën një person ndërsa janë përmbytur qindra shtëpi.