Një tjetër sulm kamikaz është shënuar në Afganistan, sërish ndaj një autokolone ushtarake. Ngjarja më e fundit është shënuar në kryeqytetin Kabul, e ka lënë të vrarë të paktën 3 civilë, duke plagosur 5 ushtarë amerikanë.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur në periferinë Qarabagh të kryeqytetit afgan. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi këtë ngjarje.
Shpërthimet kamikaze janë metoda më e fundit e përdorur në Afganistan gjatë këtij muaji. Të martën, më shumë se 30 persona u vranë në shpërthimin e xhamisë së qytetit Herat, ndërsa ditën e hënë, një kamikaz vrau dy persona pranë Ambasadës së Irakut në Kabul