Afganistan: 20 civilë, 100 forca sigurie të vrarë në Ghazni

Sulmi i talebanëve në qytetin afgan strategjik Ghazni ka hyrë në ditën e katërt, dhe numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 300, përfshirë posthuajse 30 civilë.

Ministri i Mbrojtjes Tariq Shah Bahrami tha të hënën se rreth 100 forca të sigurisë dhe pothuajse 30 civilë u vranë në luftimet intensive.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin Kabul, Bahrami tha se 194 luftëtarë talebanë, duke përfshirë 12 prej “komandantëve kryesorë” të tyre, ishin vrarë gjithashtu, kryesisht nga sulmet ajrore amerikane.

Sipas selisë ushtarake amerikane në Kabul, avionet luftues te SHBA bënë të paktën nëntë sulme ajrore gjatë të shtunës dhe të dielës.

Forcat afganase po luftojnë me talibanët pasi grupi sulmoi qytetin Ghazni, kryeqytetin e krahinës me të njëjtin emër dhe një pikë strategjike që lidh Kabulin me Afganistanin jugor.

Informacioni që del nga qyteti mbetet i çrregullt dhe i vështirë për t’u konfirmuar pasi që luftimet shkatërruan shumicën e mjeteve te komunikimit dhe mediat lokale ndërprenë transmetimet. /MESAZHI/