Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afganistan, 12 pjesëtarë të sigurisë të vdekur gjatë sulmit të talebanëve

Afganistan, 12 pjesëtarë të sigurisë të vdekur gjatë sulmit të talebanëve

Gjatë sulmit të talebanëve në një post-bllok ushtarak në Aqcha, në provincën afgane Jowzjan, kanë humbur jetën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Jowzjan, Abdul Marouf Azar, tha se sulmi u krye në Bala Hisar, në pjesën qendrore të Aqche. 

Azar shtoi se kanë humbur jetën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën. Sipas tij, talebanët zunë rob katër pjesëtarë. 

Në konfliktin që vijoi pas sulmit, pesë militantë u vranë dhe dhjetë u plagosën. Ai shtoi se në vendin e sulmit u dërguan një numër shtesë njësish, që arriti të detyrojë talebanët të tërhiqen. 

Talebanët nuk lëshuan njoftim lidhur me rastin.

Exit mobile version