Gjatë sulmit të talebanëve në një post-bllok ushtarak në Aqcha, në provincën afgane Jowzjan, kanë humbur jetën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Jowzjan, Abdul Marouf Azar, tha se sulmi u krye në Bala Hisar, në pjesën qendrore të Aqche.
Azar shtoi se kanë humbur jetën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën. Sipas tij, talebanët zunë rob katër pjesëtarë.
Në konfliktin që vijoi pas sulmit, pesë militantë u vranë dhe dhjetë u plagosën. Ai shtoi se në vendin e sulmit u dërguan një numër shtesë njësish, që arriti të detyrojë talebanët të tërhiqen.
Talebanët nuk lëshuan njoftim lidhur me rastin.