Afganistan, 11 të vdekur gjatë sulmeve mbi dy xhami

Gjatë sulmeve mbi dy xhami në Parwan dhe Khosta në Afganistan, kanë humbur jetën 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Wahida Shahkar, zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të Parwan, njoftoi se persona të panjohur kryen sulm të armatosur mbi xhamitë në Hilazey, Parwan.

Shahkar tha se gjatë sulmit kanë humbur jetën tetë civilë, ndërsa pesë janë plagosur.

Sipas tij, sulmuesit arritën të arratisen.

Talib Mangal, zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Khosta, njoftoi se në një sulm të armatosur në xhaminë në fshatin e distriktit Sabari humbën jetën tre civilë. Gjatë sulmit është plagosur edhe një fëmijë.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet.