Afër 4 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Që nga regjistrimi i rasteve të para me koroanvirus e deri më tani, në Kosovë janë infektuar 11 mijë e 416 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga marsi e deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 11 mijë e 416 raste pozitive nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu në vendin tonë kanë ndërruar jetë 401 persona të cilët i shin të prekur me koronavirus.

Mirëpo numri i të shëruarve është në rritje dhe deri më tani janë 7 mijë e 191 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhëna zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 824 raste aktive me koronavirus.

Vlen të theksohet se IKSHPK-ja në vazhdimësi është duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat dhe rekomandimet e dhëna dhe se bartja e maskave është obliguese për të gjithë.