Aeroportin Ataturk me Rekord të ri

Aeroporti Ataturk në Stamboll ka regjistruar rekord të ri me 1.454 ulje-ngritje të realizuara në komunikacionin ajror, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Aeroportit Ataturk pranë Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore, ditën e djeshme në Aeroportin Ataturk janë realizuar 1.454 ulje-ngritje, ndërkohë që kanë hyrë dhe kanë dalë 141.269 pasagjerë.

Ndërkaq, më10 korrik ishin realizuar 1.443 ulje-ngritje, me gjithsej 142.002 udhëtarë që kanë bërë hyrje-dalje.

Zyrtarët njoftojnë se presin rekorde të reja para dhe pas festës së Kurban Bajramit.