Aeroporti i Stambollit, brenda një viti kanë udhëtuar mbi 40 milionë persona

Që nga hapja zyrtare e deri më tani në periudhën një vjeçare nga Aeroporti i Stambollit kanë udhëtuar 40 milionë e 470 mijë e 45 persona, gjë e cila ka kaluar popullsinë e qyteteve të mëdha që quhen “megapol” nga pikëpamja e udhëtarëve vajtje-ardhje të tillë si Tokio, New Delhi, Shangai, Sao Paulo, Meksiko, Kajro, Pekin, Dhaka dhe New Yorku, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar, mësohet se Aeroporti i Stambollit, faza e parë e të cilit u hap më 29 tetor 2018 ka lënë pas një periudhë intensive nga këndvështrimi i trafikut ajror dhe udhëtarëve.

Në Aeroportin e Stambollit operacionet e fluturimeve të pjesshme filluan që nga 31 tetori 2018, ndërsa ai filloi të operojë me kapacitet të plotë më 7 prill pas përfundimit të transferimit të madh nga Aeroporti Atatürk.

Gjatë periudhës një vjeçare nga aeroporti i cili cilësohet si “Monumenti i fitores së Turqisë” kanë udhëtuar 40 milionë e 470 mijë e 45 persona, nga të cilët 9 milionë e 872 mijë e 793 në linjat e brendshme dhe 30 milionë e 597 mijë e 252 nga linjat e jashtme.

Aeroporti, i cili është një ndër qendrat e aviacionit në botë, me 40 milionë e 470 mijë e 45 pasagjerët që ka pritur ai ka tejkaluar popullsinë e qyteteve të mëdha, të cilat konsiderohen si “megapol”, për sa i përket numrit të udhëtarëve që kanë kryer hyrje-dalje gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit të OKB-së, në renditjen e mega-qyteteve më të populluar të botës, në kryeqytetin e Japonisë, Tokio jetojnë 37 milionë njerëz, në kryeqytetin e Indisë, New Delhi 28 milionë, në qytetin Shanghai të Kinës 25 milionë, në qytetin Sao Paulo të Brazilit dhe kryeqytetin Mexico City të Meksikës 21 milionë njerëz, në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro 20 milionë dhe 19 milionë njerëz në Mumbai të Indisë.

Ndërkohë që këto qytete ndiqen nga kryeqyteti i Kinës, Pekin ku jetojnë 19 milionë njerëz si dhe kryeqyteti i Bangladeshit Dhakka, qyteti i Japonisë Osaka si dhe New Yorku, megapoli më i madh në SHBA ku jetojnë 18 milionë njerëz.

  • Në çdo 71 sekonda kryen ulje-ngritje një avion

Pas transferimit në muajin prill Aeropori i Stambollit kaloi në kapacitet të plotë dhe që nga prilli e deri në shtator në linjat e brendshme udhëtuan 8 milionë e 523 mijë e 6 udhëtarë ndërsa në linjat e jashtme 26 milionë e 733 mijë e 702 udhëtarë.

Në këtë periudhë që përfshin 6 muaj nga aeroporti kanë udhëtuar gjithsej 35 milionë e 256 mijë e 708 pasagjerë dhe në po të njëjtën periudhë nga Aeroporti i Stambollit janë kryer gjithsej 219.805 udhëtime nga të cilat 54.848 në linjat e brendshme dhe 164.975 në linjat e jashtme.

Aeroporti i Stambollit ka përfunduar me sukses një periudhë shumë intensive nga pikëpamja e trafikut ajror lidhur me koherencën e ulje-ngritjeve të avionëve, ku për periudhën prill-shtator është përllogaritur se në çdo 71 sekonda ka kryer ulje-ngritje një avion.