Aeroporti i Prishtinës do të hapet më 28 qershor, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimet për mbrojtje nga Covid-19 për udhëtarët në aeroporte.
Këto janë udhëzimet që ka publikuar MSH-ja:
Mbajtja e maskave është obligim për pasagjerët.
Maskën duhet ta zëvendësoni cdo katër orë.
Kontrolloni se keni maska të majftueshme dhe xhel sentitizues per udhëtimin tuaj.
Mbani distancën fizike prej së paku 1.5 metrash.
Kufizoni kontaktin e drejpërdrejtë me sipërfaqet dhe njerëzit.
Plotësoni Pyetësorin e Monitorimit të Shëndetit të linjës tuaj ajrore.
Deklarata e rrejshme për COVID-19 mund të rezultojë në refuzimin për të proceduar më udhëtimin.
Pasagjerëve që nuk zbatojnë masat parandaluese mund t’iu refuzohet hyrja në aeroplan.
Në terminal lejohen vetëm udhëtarët dhe shoqërues të të miturve.