Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aeroportet turke regjistruan 5,2 milionë pasagjerë në janar

Aeroportet turke regjistruan 5,2 milionë pasagjerë në janar

Numri i pasagjerëve të rrugëve ajrore në Turqi, përfshirë udhëtarët tranzit, arriti në 5,2 milionë në janar të këtij viti, zbuloi autoriteti i aeroporteve të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra ishte për 63 për qind më e ulët nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, tha Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit të Aeroporteve të Shtetit (DHMI).

Numri i pasagjerëve të brendshëm ishte më i ulët për 57 për qind, konkretisht, janë regjistruar në 3,4 milionë, ndërsa 1,8 milion pasagjerë kishin fluturime ndërkombëtare, me 70 për qind më pak, gjatë së njëjtës periudhë.

Aeroportet turke shërbyen për 73.734 aeroplanë, përfshirë fluturimet gjatë muajit të kaluar, nga 145.000 aeroplanë në janar të vitit 2020.

Raporti i DHMI-së gjithashtu tha se trafiku i ngarkesave ishte 181.141 tonë këtë janar, ndërsa ngarkesat në janar të vitit 2020 ishin 274.943 tonë.

Aeroporti i Stambollit mirëpriti 1,7 milionë pasagjerë në linjat ndërkombëtare dhe ato të brendshme dhe shërbeu për 15.074 aeroplanë.

Exit mobile version