Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ka mbërritur në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e CENTCOM thuhet se “Aeroplanmbajtësja ‘USS Abraham Lincoln’, e pajisur me avionët luftarakë F-35C dhe F/A-18 Block 3, ka hyrë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së (USCENTCOM)”.
Në deklaratë bëhet e ditur se grupi i punës së aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” shoqërohet nga “Destroyer Squadron (DESRON) 21” dhe “Carrier Air Wing (CVW) 9”.
Pentagoni njoftoi se SHBA-ja në fillim të këtij muaji përpara hakmarrjes së mundshme të Iranit kundër Izraelit do të dërgojë mjete shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishte urdhëruar grupin e punës të aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” të pajisur me avionë luftarakë F-35C që përveç misioneve të ofruara aktualisht nga grupi i punës i aeroplanmbajtësve “USS Theodore Roosevelt” të përshpejtonte kalimin në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore.
Ai theksoi se në rajonin që i përket Komandës Qendrore të SHBA-së ka dërguar nëndetësen “USS Georgia”.