Një pjesë e trupit të një aeroplani mallrash mbeti mbi kulmin e një shtëpie.
Aeroplani i Turkish Airlines që u nis nga Hong Kongu nuk arriti në destinacionin e fundit.
Ai u përplas në Kirgizstan, duke lënë të vdekur shumë persona e duke shkaktuar edhe dëme të mëdha marteriale, njofton Klan Kosova.
Aeroplani i tipit Boeing 747, është përplasur në shtëpitë që ndodhen në afërsi të aeroportit Manas, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit Bishkek.
Të paktën 15 ndërtesa janë shkatërruar dhe një numër fëmijësh raportohet të jenë në mesin e të vdekurve.
Dëshmitarët u tmerruan nga ajo që panë.
Tragjedia sipas hetimeve të para ndodhi për shkak të mjegullës dhe një gabimi të pilotit