Aeroplani ateron dhunshëm në Prishtinë, pasi shpendi i djeg motorin

Një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty, njofton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe aryse është se një shpend është ka djegur njërin nga motorët e avionit pasi ka hyrë aty.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.